​Moti sot dhe nesër

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë në drejtime të ndryshme.

Ditën e diel parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 – 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

Sipas ecurive sinoptike, deri në javën e tretë të muajit parashihet të ketë temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas javës së dytë, kur fillon stina e dimrit, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në aspektin e rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

Back to top button