Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius.
Ndërsa, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./21Media