Moti sot, i vranët e me fjolla të dobëta bore

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore në zona të caktuara. Acar i fortë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -4°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 4°C./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?