Moti sot kryesisht me diell

Sot moti do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vende-vende parashihet të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius
Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./21Media

Back to top button