Moti sot kryesisht me diell

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri në 36 gradë Celsius.
Këtë javë vendi ynë është nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?