Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar sa sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
IHMK ka njoftuar se ”në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu”.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./21Media

Back to top button