Moti sot me diell dhe pjesërisht me vranësira

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve , të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?