Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.

Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje të vendit, kryesisht në viset kodrinoro-malore.

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26 gradë Celsius./21Media

Back to top button