Moti sot me shi, borë në disa vende

 

Gjatë ditës së sotme parashihet që vendi të përfshihet nga reshjet e shiut. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) njofton se në viset e larta do të ketë edhe reshje bore të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin. Ndërsa në zonat e Dukagjinit parashihen edhe vërshime.

Sipas IHMK-së temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 9 gradë Celsius.

“Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button