Reshjet e shiut përmbysin Vlorën

 

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problemante janë akset që lidhin bulevardin Vlorë Skelë me rrugën Transballkanike.

Problematike mbetet lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë.

Ujësjellës Kanalizimet janë në gatishmëri, por situata sa herë ka reshje të dendura është e pa menaxhueshme./oranews

Back to top button