Moti sot me temperatura deri 21 gradë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i qetë, me pak vranësira të ulëta deri në mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHMK), nuk pritet të ketë luhatje të theksuara as në temperatura. Minimalet parashihet të lëvizin mes 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button