Moti sot, me vranësira dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat më të larta këtë të shtunë pritet të shkojnë deri në 22 gradë Celsius
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim./21Media