Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas institutit, parashihen reshje shiu, të cilat intensitetin do ta rrisin të dielën.
“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote”, është bërë e ditur në njoftim.
Sipas parashikimeve, të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik, parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s./21Media

Back to top button