Moti sot në Maqedoni

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor. Në orët e pasdites dhe orët e natës do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, me shi të rrëmbyeshëm lokal për, shkarkime elektrike, erë të përforcuar (mbi 80 kilometra në orë) dhe kushte për paraqitjen e breshrit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 35 deri në 43 gradë Celsius.
Indeksi UV do të arrijë 9.
Në Shkup, me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Gjatë natës do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë 40 gradë Celsius.
Të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, paradite me shi lokal dhe bubullima. Do të fryjë mesatare, vende-vende erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pastaj vijon mot i qëndrueshëm. Të premten dhe të shtunën temperaturat do të jenë për 4 dhe 5 gradë më të ulëta, ndërsa të dielën pritet rritje e lehtë të temperaturave ditore./TV21

Back to top button