Dyert e oborrit e lanë të vdekur 6 vjeçarin nga Gjilani

Një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në oborrin e shtëpisë në fshatin Vërbicë të Kmetovcit, në Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i viktimës përmes rrjeteve sociale.
Sot në mëngjes, Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë.
6 vjeçari ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Vërbicë./21Media

Back to top button