Moti sot në Maqedoni të Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta malore me dëborë. Më shumë reshje shiu do të ketë pasdite dhe gjatë natës. Në më shumë vende do të bien mbi 20 l/m2 sediment ujor.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, e sidomos në pjesët lindore, herë pas here më e fortë juglindore, e cila gjatë natës do të ndryshojë në drejtim të veriut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 14 gradë.
Në Shkup me vranësira me reshje shiu, më të dendura pasdite, si dhe gjatë mbrëmjes dhe natës. Temperatura minimale do të jetë rreth 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Për shkak të ftohjes së përcjellë me erë më të fortë veriore, reshjet të martën në vendet më të larta do të kalojnë në borë, ndërsa deri në fund të ditës borë do të ketë edhe në disa vende më të ulëta, veçanërisht në pjesët lindore. Mbulesa e dëborës në male do të shtohet, ndërsa e re do të formohet në vendet më të larta, si dhe pothuajse kudo në pjesët lindore.
Të mërkurën dhe të enjten do të ketë stabilizim me kthjellime dhe temperatura të ulëta të mëngjesit, pasuar me një periudhë moti të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu./tv21

Back to top button