Moti sot në vend

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button