Moti sot në vend

Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta./21Media

Back to top button