Moti sot, temperaturat deri në 22 gradë celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron që sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë celsius./21Media