Moti sot, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Mot me diell do të mbizotërojë sot në Kosovë.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të jenë 32 deri në 34 gradë Celsius.
”Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Back to top button