Moti sot, temperaturat shkojnë deri në 19 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë sot dhe nesër, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button