Zelensky -Evropës: Vepruat shumë vonë për të ndalur Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel.
Ai ka theksuar shkatërrimin dhe dëmet që ka shkaktuar pushtimi rus në shtetin e tij, dhe ka falënderuar Evropën që është bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shkruan BBC.
Më pas, ai u tha udhëheqësve evropianë se ata kishin vepruar shumë vonë në ndalimin e Rusisë.
“Ju keni vënë sanksione, ju jemi mirënjohës. Këto janë hapa të fuqishëm”.
“Por ishte pak vonë… ka pasur mundësi”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse do të kishte sanksione parandaluese, ndoshta Rusia nuk do të niste luftën.
Ai gjithashtu vuri në dukje gazsjellësin “Nord Stream 2”, ku sugjeroi se nëse do të ishte bllokuar më herët, “Rusia nuk do të kishte krijuar një krizë gazi”.
Zelensky më pas u ka bërë thirrje vendeve fqinje që të miratojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE.
Në javët e fundit Zelensky ka mbajtur shumë fjalime në parlamentet në mbarë botën dhe ai nuk ka pasur frikë për të kritikuar Perëndimin për atë që ai e sheh si dështimin për të ofruar më shumë mbështetje./21Media

Back to top button