Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot, temperaturat shkojnë deri në 37 gradë

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesaditës, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Edhe sot, temperaturat do të jenë të larta. Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë e ato minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius.

Këshillohet që të evitohet dalja jashtë në diell gjatë ditës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button