Kaloni te përmbajtja kryesore

Motoçiklisti humbi jetën në një aksident në Viti

Një person ka humbur jetën dje në një aksident trafiku në Viti.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së motoçikletës, me ç’rast kishte goditur një veturë.

Ai ishte dërguar për trajtim mjekësor, por aty ishte konstatuar vdekja e tij, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button