Mourinho drejtuar gjyqtarit pas kartonit të kuq: Të ka dërguar Juventusi

Jose Mourinho u përjashtua sërish me karton të kuq.
Ishte një tjetër mbrëmje plot ngjarje për trajnerin portugez, i cili pa një betejë të ‘rraskapitur’ nga ekipi i tij nga dy gola poshtë për të shpëtuar një pikë në shtëpi ndaj Hellas Veronës.
Megjithatë, në vend që titujt pas ndeshjes të shkruheshin për talentet e tij të rinj që ndihmonin për të shpëtuar një barazim në rrethana të pafavorshme, Mourinho u bë kryefjalë me sjelljen e tij shpërthyese në fushë.
Duke qenë i mprehtë gjatë gjithë ndeshjes, zhgënjimet e Mourinhos vluan teksa ndeshja kaloi në kohën e lëndimit dhe me ekipin vendas që shtynte për një fitues.
Gazeta italiane “La Stampa” raporton se Mourinho mund të dënohet dy ose tri ndeshje pasi i është drejtuar gjyqtarit Luca Pairetto me fjalët “ty të ka dërguar Juventusi”.
Trajneri portugez këtë sezon është rikthyer në futbollin italian pas më shumë se një dekade./21Media
 

Back to top button