Mourinho: Nuk ka festë, Roma ende lart e poshtë

Trajneri i Romës Jose Mourinho ka folur për DAZN pas fitores kundër Udineses 3:1.

Ai ka thënë se pavarësisht fitores, në skuadër nuk ka vend për festë.

“Ne jemi ende një ekip që shkojmë herë lartë e herë poshtë. Disa ditë jam i befasuar në mënyrë negative. Duket se ne duam të mposhtim rekordin për pikët e arritura në minutat e fundit. Pas golit të parë, ju mund të ndjeni brishtësinë e kundërshtarit. Këtu na u desh ta mbyllnim atë,” tha ai.

Për ata që e pyesin nëse Roma e parë me Azmoun, Dybala dhe Lukaku ishte një ekip i ripërsëritshëm, ai u përgjigj:

“Është pak e pa balancuar vetëm, sepse natyra e Paulo dhe Azmoun nuk është e disiplinës së madhe dhe aplikimit në mbrojtje. Azmoun është një profili i një lojtari që dua, por ende i mungon diçka për të qenë lojtari im,” tha ai.

Më në fund duke iu rikthyer konceptit të një “grupi banditësh” për të cilën kishte folur në prag ai konkludoi: “Ti lind bandit, nuk bëhesh. Për shembull, unë kam lindur atje si bandit futbolli.”

Back to top button