Mozzik në Hagë, takon Thaçin, Veselin e Haradinajn

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu – Mozzik, ka udhëtuar për në Hagë me qëllim për t’i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Instagram, Mozzik ka treguar se është takuar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Sapo përfundova vizitën në Hagë, ku takova Kadri Veselin. I fortë guri, I pa thyeshëm si gjithmonë. Historia që po përcjellë Kadriun dhe shokët e tij, shpresoj që një ditë të marr kahje të duhur. Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë. Pata rastin ta takoj Hashimin e Nasimin, të fala keni nga të gjithë”, ka shkruar Mozzik ndër të tjera.

Ndryshe, reperi nuk ka hezituar asnjëherë ta shpreh mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e kjo më së miri dëshmohet edhe nga vizita e tij atje./21Media

Back to top button