MPB furnizohet me material për pasaporta e patentë-shofer, nis pajisja e qytetarëve

Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kësaj jave është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale si pasaporta dhe patentë-shofer.
Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, për portalin rtv21.tv tha se fillimisht me dokumente do të pajisen rastet urgjente.
“Jemi pajisur me material dhe pajisja po vazhdon për qytetarët, njëherë janë rastet urgjente që kanë qenë veçse duke u pajisë ndërsa tash janë duke u pajisur edhe qytetarët që kanë aplikuar nga shtatori”, tha Fetoshi.
Ajo tha se deri në mars do të stabilizohet gjendja me dokumentet dhe qyetarët do të pajisen me dokumentet e nevojshme./21Media
 

Back to top button