MPB për TV21: Alarmi për bombë, i rremë!

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se ka kryer të gjitha kontrollet për alarmin për bombë në Teatrin Kombëtar.
“Është vërtetuar se denoncimi për sulm është i rremë”, thuhet në prononcim të MPB-së për TV21
Shtojnë se tani janë ndërmarrë masat për verifikim të denoncimit dhe ndërmarrjes së masave dhe sanksioneve kundër personit i cili denoncoi rrejshëm.
“I falënderojmë qytetarët për durimin dhe mediat për raportin profesional ndaj situatës”, thuhet më tej në prononcimin e tyre.
Ndryshe, të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut u bllokuan pasi është denoncuar për prani të bombës.
Polici ka pasur edhe te Radio Televizioni i Maqedonisë. Kanë kontrolluar të punësuarit gjatë hyrjes dhe daljes./tv21

Back to top button