MPB publikon bilancin e sulmeve në veri: Nuk është protestë e qytetarëve, por e milicisë fashiste

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar bilancin e deritashëm të sulmeve gjatë protestave të, të organizuara në veri të Kosovës.

MPB në njoftim thotë se kjo protest është e organizuar nga milicia fashiste e jo nga qytetarët.

“Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste.”, thuhet në njoftimin e ministrisë të publikuar të premtën

Sipas ministrisë, deri tani janë regjistruar 21 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar e 30 ushtarë të KFOR-it po ashtu, tre prej të cilëve nga arma e zjarrit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se dy qytetarë janë rrahur brutalisht, janë djegur tërësisht dy vetura të Policisë së Kosovës si dhe janë dëmtuar shtatë të tjera të po këtij institucioni./21Media

Back to top button