Rasti “Dehari”, kthehen në punë tre zyrtarët e MD-së

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka kthyer në punë ish-ushtruesin e detyrës së e drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, Burim Buleshkaj, ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit Prizren, Destan Zogaj, dhe ish-kryeinspektorit e Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli.

Për kthimin e tyre në punë njoftoi zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Duke  KPMSHCK-në  Salahu ka ftuar Prokurorinë që të merret më procesin e marrjes së këtij vendimi.

“Këshilli i ‘Pavarur’ Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari. Të dy së bashku e bashkë me Ylber Topallin pa asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit drejt në dorën e Dhurata Hoxhes – ish ministre e Drejtësisë. Organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë. Ftoj sërish PSRK-në të merret me Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe me procesin e marrjes së këtyre vendimeve nga anëtarët e partive opozitare që e sundojnë KPMSHC-në”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Në shkurt të këtij viti Buleshkajn e Zogajn Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), i kishte larguar nga puna në për siç thuhej “veprimet dhe mosveprimet e tyre”, në rastin “Dehari”.

Kurse, Topalli ishte përjashtuar nga puna nga Ministria e Drejtësisë në mars të këtij viti, për “shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”./21Media

Back to top button