MPJ bën thirrje për kujdes në udhëtimet për Irak, Iran e Jemen

MPJ thotë se do t’u ofrojmë mbështetje kosovarëve në Irak dhe rajon

Pas zhvillimi të fundit në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes në rast që u duhet të udhëtojnë patjetër në Irak, Iran dhe Jemen.

“Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik. Qytetarë të dashur, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj, pasi që ky njoftim vie si rezultat i tensioneve në këtë rajon. Ministria e Punëve të Jashtme është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së,

Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ka ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon.

“Gjithashtu kemi vendosur kontakt me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Kosovës në Irak.”, përfundon njoftimi i MPJ-së./21Media

Back to top button