MPJ: I demantojmë informacionet për një marrëveshje të re me Bullgarinë

Nga Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut sot demantuan çfarëdolloj informacioni për ndryshim-plotësim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.
“I demantojmë informacionet për një marrëveshje të re, aneks ose ndonjë tekst shtesë të Marrëveshjes ekzistuese të Miqësisë me Republikën e Bullgarisë. Ministria e Punëve të Jashtme i hedh poshtë spekulimet e tilla si të pasakta dhe kundërproduktive ndaj përpjekjeve të të dyja vendeve për të kapërcyer dallimet mes vete”, informuan nga MPJ.
Nga ministria u apelua për bashkëpunim me qëllim që të gjithë së bashku të japim kontribut për të mbështetur përpjekjet për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë, shkruan TV21/21Media

Back to top button