MPJ konfirmon arrestimin e Kryeshefit të KRU Gjakova

Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo””, ka njoftuar MPJ.

“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasiqë i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, ka sqaruar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të Krasniqit, portali rtv21.tv ka dërguar pyetje te KRU “Gjakova”, por ende nuk ka marrë përgjigje./21Media

Back to top button