MPJ e Kosovës: Sjelljet në Maqedoni të papranueshme

Protesta në Maqedoni

Me rastin e eskalimit të situates pas zgjedhjes së kryetarit të kuvendit në Maqedoni Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

“MPJ konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Sipas tyre në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, thonë se besojnë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar.

“Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike.”, thuhet më tej në komunikatën e MPJ-së.

Gjatë këtij eksalimi u lënduan Zoran Zaev dhe Damjan Mançevski./21Media

Back to top button