Mposhti Interin në Ligën e Kampionëve, Bayerni barazoi sot me Stuttgartin

Gjigantit gjerman, Bayern Munich dhe skuadra e Stuttgartit sot ndanë pikët e barabarta.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni u befasua si vendas nga Stuttgarti, me ç’rast, rezultati final i ndeshjes është i barabartë 2:2.
Bayerni në këtë ndeshje u rikthye nga fitorja si mysafir të mërkurën kundër Interit në Ligën e Kampionëve me rezultat 2:0, ndërsa sot arkëtoi vetëm një pikë ndaj Stuttgartit.
Golat për Bayernin i shënuan: Tel (minuta e 36’) dhe Musiala (minuta e 60’), kurse te Stuttgarti golashënues ishin: Fuhrich (minuta e 57’) dhe Guirassy (minuta e 90+2’).
Me pikët e reja, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 12 pikë të arkëtuara, krahas Stuttgartit që renditet në vendin e 13 me pesë pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:2.
Back to top button