MSh: Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka filluar procesi i vaksinimit masiv.
“Ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas”, ka reaguar MSh, duke theksuar se deklaratat se “nuk lejohet kombinimi i vaksinave në Kosovë” janë të pavërteta./21Media