MSh për RTV21: 60 mijë vaksina janë dhënë kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal në vendin tonë ka filluar rreth dy muaj më parë, ndërsa deri tani mijëra qytetarë kanë marrë vaksinën kundër këtij gripi.
Ministria e Shëndetësisë, sot ka bërë të ditur për rtv21.tv se deri tani janë dhënë 60 mijë vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë.
Ndryshe, më 28 tetor në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Për dallim nga vitet e kaluara imunizimi me vaksinën kundër gripit sezonal sivjet ka filluar më herët, pasi në vitet e kaluara ka pasur vonesa në administrimin e tyre, ku zakonisht shpërndaje e vaksinës kundër gripit sezonal ka ndodhur në muajin dhjetor.
Përkundër që qytetarët e Kosovës janë imunizuar me vaksinën kundër COVID-19, ata duhet ta marrin edhe atë kundër gripit sezonal, por gjithmonë dy javë pas marrjes së dozës së dytë./21Media

Back to top button