9 vjeçarja kapet me drogën në tullumbace për t’ia dërguar babait në burg

Policia e burgjeve Kukës ka gjetur lëndë të dyshuar si narkotike, gjatë kontrollit fizik të një 9 vjeçare.
Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike.
Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I.
Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria./oranews

Back to top button