MSh për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë: Klinika ka ushtruar veprimtari ilegale

(Lajm i përditësuar)


Ministria e Shëndetësisë për rastin në Malishevë: Klinika ka ushtruar veprimtari ilegale

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për vdekjen e një paciente në Malishevë pas heqjes së një dhëmbi.

Sipas MSH ordinanca kur është kryer operacioni ka vepruar ilegalisht.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e pa tolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryerësve të kësaj vepre të rëndë.”, thuhet në reagimin e MSH-së, përcjell portali rtv21.tv

Po ashtu Ministria siguron se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat “Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e pa tolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryerësve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.”, përfundon reagimi.


Oda e Stomatologëve paralajmëron masa ligjore ndaj mjekut nga Malisheva

Oda e Stomatologëve të Kosovës  ka reaguar pas rastit në Malishevë ku dyshohet se një grua ka vdekur pas intervenimit të një stomatologu.

“Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientes nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike.”

OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërrmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoratit shëndetësor.


Policia jep detaje për gruan në Malishevë që vdiq pasi shkoi për ta hequr dhëmbin

Dy persona janë arrestuar të martën në Malishevë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor,

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit një femër dhe një mashkull kosovarë, dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka vdekur.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në media u raportua dje se një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por iu është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK./21Media

Back to top button