MTV EMA, Taylor Swift çon në shtëpi 4 çmime

MTV EMA, Taylor Swift çon në shtëpi 4 çmime

Taylor Swift është fituesja kryesore e MTV EMA të këtij viti, që u mbajt Dusserdorf të Gjermanisë.
Këngëtarja e “Anti-Hero” çoi në shtëpi katër çmime.
Edhe pse ka fituar shumë çmime edhe në edicionet e kaluara, ajo s’ka qenë prezente në ceremoni që nga viti 2012.
Kur pranoi çmimin, Swift u tha fansave gjermanë se ajo “mezi pret” t’i shoh ata në turneun e ardhshëm të saj – datat për të cilin ka njoftuar, por vetëm për SHBA-të.
Nikoqirë të mbrëmjes ishin Rita Ora dhe Taika Waititi.
Ndërkaq, çmime fituan Bebe Rexha, Loredana Zefi, Nicki Minaj, David Guetta, Muse, Seventeen e të tjerë./21Media

Back to top button