Deda: “Diktatet për mua janë të papranueshme”

Deda tha se kolegët e tij opozitarë nuk janë korrekt

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se nuk mundet ta paramendoj veten duke jetuar me një Kosovë të cilën siç tha ai e ka dizajnuar Thaçi në proces me Serbinë.

Ndërsa lidhur me kolegët e tij opozitarë tha se janë shumë jo korrekt.

“Nuk mundem me paramendu veten tu jetu me një Kosovë të cilën e ka dizajnu vet një njeri atje me ekipin e vet, Thaçi në proces me Serbinë mas dy-tre vjetëve. As jetën teme aty unë kom nejt spektator duke thënë e bojkotoj kuvendin se bojkotoj kuvendin, du me qenë pjesë sdu me qenë pjesë ajo është jo serioze. Për kolegët e mi opozitarë sepse janë qaq jo korrekt dhe unë skam me majt korrektësi me ta pas”, tha Deda.

Ilir Deda tha se as LDK-ja nuk mundet me ia diktua qëndrimin politik.

“Mua nuk kanë mujt me më bo diktat Vetëvendosja kur kanë gjuajt gaz lotsjellës që me më tregu tash çka me bo, e as LDK nuk mundet me ma diktu qëndrim politik”, ka thënë Deda./21Media

Back to top button