Muati kërkon pastrimin e listave thotë se 80 milionë euro në vit shkojnë për veteranët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qysh në vitin 2017 është fshirë ng Ligji për pagën minimale neni që e lidh pagën minimale me pensionin e veteranëve .
Ai gjatë raportimit të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se 80 milionë euro në viti shkojnë për pagesat e pensionit të veteranëve.
“Duhet të behet një pastrim i listave, fillimisht për shkak të historisë sonë për t’i trajtuar drejtë ata që njëmend kanë luftuar, duhet të bëhet diferencimi”, ka thënë Murati.
Të hënën kanë protestuar veteranët e UÇK-së për të shprehur pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.
Protesta është mbajtur gjatë kohës kur pritej të hidhej në votim Projektligji për ndryshimin e pagës minimale. Protesta ka eskaluar, dy policë dhe një qytetar është lënduar./21Media

Back to top button