Muhamed Zekiri dënohet me 2 vjet e 6 muaj burg

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, përcjell TV21.

Gjykatësja njoftoi se në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Zekiri akuzohej për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, respektivisht për lidhje të kontratës me kompaninë “Interholding”, për shërbime konsultuese për privatizimin e mundshëm të SH.A. “Postat” dhe “Hekurudhat”, i cili sipas akuzës, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej mbi 57 milionë denarëve.

“Gjykata e dënon të akuzuarit me burgim prej 2 vjet e gjashtë muaj, ndërsa në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Muhammed Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktvendimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarëve”, tha mes tjerash gjykatësja Fanka Janqulleva Mihaillovska.

Back to top button