Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhamed Zekiri shkon në paraburgim

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, përcjell TV21.
Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.
Dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që parashihet në Kodin Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button