Kaloni te përmbajtja kryesore

BE miraton një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë dhe subjekteve që kanë lidhje me Kremlinin. Detajet u publikuan të premten.
Ngrihen asetet dhe ndalohen udhëtimet për 216 individë , përfshirë dy vajzat e Vladimir Putinit, Ekhaterina Tikhonova, 37 dhe Maria Vorontsova , 37 vjeç.
Të prekur janë gjithashtu German Gref , kreu i Sberbank, banka më e madhe e Rusisë; prodhuesi i armëve dhe miliarderi Oleg Deripaska; dhe zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Sanksione ndaj 18 firmave të tjera, duke përfshirë pesë nga bankat më të mëdha të Rusisë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ndalimi i importeve të qymyrit , veprimi i parë që BE ka ndërmarrë deri më tani kundër sektorit energjetik të Rusisë.
Ndalimi i importit të mallrave të tjera – duke përfshirë dru, vodka dhe produkte kimike – vlerësohet të përbëjë të paktën 10% të të gjitha importeve nga Rusia.
Ndalimi i eksportit të mallrave, duke përfshirë karburantin e avionit dhe pajisjet e transportit.
Një ndalim eksporti për teknologjitë, duke përfshirë kompjuterët kuantikë, gjysmëpërçuesit e avancuar dhe elektronikën e nivelit të lartë.
Ndalimi i anijeve ruse që përdorin portet e BE-së.
Ndalimi i kamionëve rusë dhe bjellorusisë që të hyjnë në territorin e BE-së, përveç nëse ato transportojnë produkte mjekësore, ushqime ose ndihmë humanitare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button