Muhaxheri: Organet e rendit të zbulojnë autorët e krimit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është shprehur i tronditur pas lajmit tragjik për sulmin ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona.
“I tronditur thellësisht nga akti i tmerrshëm sonte në Deçan! Ndaj dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të lënduarve. Uroj që organet e rendit dhe drejtësisë të zbulojnë sa më shpejtë autorët e këtij krimi të tmerrshëm”, është shprehur Muhaxheri në Facebook./21Media