Haxhiu: Krim i rëndë mbi nxënësit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për sulmin ndaj një autobusi në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një i plagosur.
Haxhiu ka shkruar se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Tutje ajo ka shtuar se kriminelët duhet të përballen me drejtësinë sa më parë.
Ajo gjithashtu ka shprheur ngushëllime për familjarët e viktimave si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?