Muhaxheri për sulmin ndaj të moshuarës: Komuna e Pejës nuk e menaxhon asnjë institucion, i cili ofron shërbime geriatrike

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku shihet një punonjëse duke e rrahur një të moshuar në një shtëpi të pleqëve.
Muhaxheri ka potencuar se Komuna e Pejës nuk e menaxhon asnjë institucion, i cili ofron shërbime geriatrike.
“Ftoj publikisht inspektoriatin e shëndetësisë dhe organet e rendit që të trajtojnë këtë rast.”, ka shkruar Muhaxhiri

Është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj një të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë aty dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”./21Media

Back to top button