Muhaxheri rizgjidhet kryetar i LDK-së në Pejë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur  kryetar i Degës së partisë në Pejë.

Muhaxheri sot njoftoi se Kuvendi i LDK-së e zgjodhi edhe Kryesinë e re dhe 32 delegatë do ta përfaqësojnë degën e Pejës.

“Njëherazi, dua të shpreh një falënderim të veçantë për kryetarin tonë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe mbështetjen e tij të pakursyer gjatë kësaj faze zgjedhore. Lumiri padyshim është një udhëheqës i shquar dhe një burim frymëzimi për të gjithë ne. Ju ftoj që të merrni pjesë aktivisht në debatet dhe diskutimet tona dhe të na sugjeroni për nismat dhe idetë tuaja. Fuqia dhe zëri i secilit prej jush janë thelbësore për suksesin tonë kolektiv”, tha Muhaxheri. /21Media

Back to top button